Telegrafi

Haradinaj për Beyer: Uroj të jetë rifillim i mbarë i angazhimit evropian në Kosovë

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas zgjedhjes së gjermanit Peter Beyer si raportues për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Haradinaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook uroi që zgjedhja e deputetit të jetë një rifillim i mbarë i angazhimit evropian në Kosovë, me qëllim siç tha ai ,të avancimit të rrugëtimit të Kosovës drejt integrimit të plotë në familjen evropiane.

“Sot në takimin e Komitetit për Politikë dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës me shumicë votash u vendosë që raportuesi për Kosovën të jetë, Peter Beyer, deputet nga koalicioni qeverisës CDU-CSU i Kancelares gjermane, Angela Merkel, me 33 vota kundër deputetit rus, Alexei Kondratiev, që mori vetëm 6 vota. Uroj që ky vendim të jetë një rifillim i mbarë i angazhimit evropian në Kosovë, me qëllim të avancimit të rrugëtimit të Kosovës drejt integrimit të plotë në familjen evropiane”, shkroi Haradinaj.

Ndërsa deputeti i Bundestagut gjerman, Peter Beyer është zgjedhur raportues i Kosovës në Këshillin e Evropës.

Gjatë votimit të sotëm në Komitetin për Politikë të Jashtme dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ai fitoi me 33 vota kundrejt  Aleksey Kondratyev me prejardhje ruse që mori 6 sish. Kandidimi i Aleksey Kondratyev, kishte ngjallur reagime të shumta.

Lexo po ashtu Peter Beyer fiton votat për raportues të Kosovës në KE, mposht kandidatin rus

Instituti i Prishtinës për Studime Politike-PIPS gjatë ditës së djeshme kathënë se mbi 40 organizata të shoqërisë civile kosovare kanë përkrahur letrën e dërguar Këshillit të Evropës, Asamblesë Parlamentare dhe Komitetit për Çështje Politike, duke i bërë thirrje për të parandaluar përzgjedhjen e delegatit rus të Asamblesë Parlamentare, Alexey Kondratyev në pozitën e raportuesit për Kosovën./Telegrafi/