Kryeministri Ramush Haradinaj i është përgjigjur kreut të VV-së, Albin Kurti dhe deputetit Liburn Aliu rreth çështjes së kompanisë Bechtel Enka.
Haradinaj ka sqaruar se nuk kanë guxuar ta çojnë marrëveshjen në Arbitrazh, meqë sipas tij, kjo do të ishte çështje e humbur.
Ai ka thënë se marrëveshjen e ka gjetur në tavolinë dhe në mes të asaj se a të mbyllet marrëveshja e të lihen punët në gjysmë, apo të vazhdohet, ka vendosur për këtë të dytën.
Sipas Haradinajt, LDK-ja është fajtore meqë ata kanë marrë para nga borxhi për të nisur projekte nëpër komunat që i kanë udhëhequr kryetarët e kësaj partie.
Fjalimit i plotë i kryeministrit Haradinaj:
“Dëshiroj të shpreh mirënjohje kompanisë Bechtel Enka për një partneritet shumë serioz në Kosovë. Deklarimet se Bechtel qëllimshëm është fut në angazhim korruptive nuk vlejnë.
Operon në krejt botën, është marrëdhënie kontraktuale edhe me ne. Bechtel dhe konsorsiumi që Kosova ka marrëdhënie kontraktuale qe disa vete. I shprehe falënderim dhe respekt.
Ministri Lekaj i ka dhënë fund një gjendje që ka mundur të jetë edhe më e keqe në etapat që vijnë.
Pyetja për VV-në, Liburn a e din kush e ka krijuar këtë konflikt, qoftë atë të parin që po paraqitni sot. Nëse është ashtu, thuaje një fjalë se dikush është shkaktar, e është partneri i interpelancës së sotme, që ku e keni sot se e keni nderin me e mbrojt paren e popullit. Kam respekt edhe më dikë se dikujt i dhemb parja e popullit.
Por, pse se kemi lënë me shku në Arbitrazh. Kosova ka kërku se s`ka qenë palë korrekte, ka kërku me iu zgjatë kontrata. Është pranu mundësia që Bechtel Enka të mos heqë dorë edhepse e kanë tejkalu atë 14.7-shin, është lënë e qetë kjo punë.
Është shty implementimi i zgjatjes së kontratës. Atij ministri që po i beson ti, Qeveria e vet nuk e ka marrë përsipër me ia besu këtë shumë.
Ajo e ka dhënë këtë 14.7 por nuk e ka mbyllë, atë pse nuk e ke mbyllë i nderuar, se nuk ia ke hedh firmën. 25 minuta ua ngova ato pallavra, nëse keni durim dëgjoni.
Për ty Liburn, cdo vonesë e specifikuar se kushton 40 mijë euro, nuk qëndron, mos folni kështu. Bageri më i vogël e ka orën deri në 40 euro, epo ajo nuk qëndron.
Çka ka bë kjo Qeveri i nderuar deputet cilido qoftë prej juve, e kemi gjet në tavolinë një marrëdhënie të pranuar para 2 viteve për 14.7, e kemi gjete degradimin, do u tregoj votuesve të LDK-së, e kam gjet një borxh që është rrit në vazhdimësi. Nuk kemi guxu në Arbitrazh me shku se e kemi pas të humbur.
Operatori është dasht me ia ofru një mundësi qysh me mbet në marrëdhënie kontraktuale, kemi qenë të detyruar, por a me e lënë rrugën që shkon për Han të Elezit, e kushedi cfarë dëme ishin bë me e ndalë punën, apo me e vazhdu punën. Janë njerëzit që na i kanë lënë këto në tavolinë.
Kjo Qeveri e ka negociuar në mirëbesim në bazë të vlerësimeve që i kanë kaluar nja njësitë.
Në vitin 2015 kur e morën pushtetin i kanë shty 30 projekte që s`kanë qenë të planifikuara për komunat që i ka udhëheqë LDK-ja. Kanë thënë PDK s`na i ka përkrahë komunat, kanë dasht me i qu do pare në komuna të veta. Përfitues janë Lutfi Haziri, Sali Asllanaj, i kanë qu 9 milionë, krejt arsyeshëm se PDK-ja po i qon diku e po i qojmë edhe na.
Ky ministri që po na shet moral sot, Agim Veliu, Lutfi Zharku, edhe në Podujevë prap, kështu i ke. Është edhe Avdullah Hoti se është dashtë me i hedh paret këtu me e shëptu fytyrën LDK-ja.
Vitin 2017 123 projekte të paparapare qysh LDK-ja ka lënë pare rezervë për komuna të LDK-së. Prej të gjithave prap është Lutfi Haziri Gjilan, prap në Rahovec të Avdullah Hotit, prapë Muharrem Sfarqa e Gazmend Muhaxheri, Agim Veliu …
Dëmin ia ka bë buxhetit. Edhe unë jam në AAK, kam qef me i qu disa projekte por nuk guxoj me i qu paret e borxhit e me thellu atë borxh.
Nuk po i kuptoj sot çka kanë, pse s`e ka nënshkru zotëria 14.7-shin po ma ka lënë në tavolinë. Duke qenë kështu, kemi materiale që tregojnë cka ka ndodhë”. /Telegrafi/