Telegrafi

Haradinaj për aksionin e Speciales: Bastisjet janë shqetësuese, nuk janë në përputhje me standardet e shteteve demokratike

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se zhvillimet e fundit me bastisjet nga policia e EULEX-it janë shqetësuese, pasi që nuk janë në përputhje me standardet e shteteve demokratike.

Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e pastër dhe besojnë në pafajësinë e Krasniqit.

Lexoni të plotë postimin:

“Zhvillimet e fundit me bastisjet nga policia e EULEX-it janë shqetësuese, pasi që nuk janë në përputhje me standardet e shteteve demokratike. Defilimet e tilla nga EULEX, veçanërisht në prani të familjarëve janë traumatike dhe paraqesin ushtrim të forcës joproporcionale që nuk respektojnë dinjitetin njerëzor.

Operacionet e tilla, nëse kërkohen nga organet e drejtësisë, mund të kryhen nga Policia e Kosovës.

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e pastër dhe besojmë në pafajësinë e z. Jakup Krasniqi”. /Telegrafi/