Telegrafi

Haradinaj: Për 3 muaj kam dorëzuar ligje me rëndësi për agjendën evropiane

Kryeministri Ramush Haradinaj në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka shprehur përkushtimin lidhur me ligjet që janë pjesë e agjendës evropiane.

Ai ka bërë të ditur se në tre muajt e parë të qeverisë ka dorëzuar një listë me ligje, ku 11 prej tyre janë të aprovuara që kanë rëndësi për agjendën evropiane.

Haradinaj u zotua se Qeveria do të vazhdojë t’i ketë me rëndësi të veçantë ligjet e kësaj natyre.

Po ashtu në këtë mbledhje u miratua edhe nisma për negocimin e marrëveshjes me Dukatën e Madhe të Luksemburgut lidhur me projektin ” Mbështetje për Reformën e Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Kosovë”.