Telegrafi

Haradinaj: Për 100 ditë qeverisje do të ketë 300-400 vendime apo veprime (Video)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se me rëndësi për të dhe qeverinë të udhëhequr nga ai, njëherë për njëherë është që të zgjidhen tema që janë direkt të lidhura me jetën e njerëzve.

“Nëse merrni për të analizuar punën tonë, mund të merrni rendin e ditës së një qeverie dhe aty mund të shihni substancën se çfarë ka ndodhur aty dhe aty e shohim se çfarë është duke ndodhur”.

Sipas tij, në një takim të qeverisë ka rreth dhjetë deri njëzet pika për rend të ditës.

“Ka javë që ka një takim qeverie, ka javë që mbahen dy takime. Nënkupton që në 100 ditë do të kemi rreth 300-400 vendime apo veprime të qeverisë që lidhen me jetën e njerëzve të këtij vendi. Megjithatë, ka vend gjithmonë për analizë të veprimeve dhe e mirëpres”, ka thënë Haradinaj, i ftuar në RTV Dukagjini, përballë analistëve. /Telegrafi/