Site icon Telegrafi

Haradinaj: Peja është lënë pas dore nga Qeveria

lider i AAK-së, Ramush Haradinaj, vlerëson se Peja, që është njëri nga rajonet më të mëdha të Kosovës, gjatë qeverisjeve të fundit, është shndërruar në zorrë qorre të zhvillimit ekonomik të Vendit.

“Qasja e qeverive qëndrore me këtë pjesë ka qenë selektive. Ndërsa rojone të caktuara, pa asnjë nevojë janë mbushur me asfalt, rruga për 5 qytetet e Dukagjinit, është në gjendje të mjerueshme. Kjo qasje duhet dhe do të ndryshojë”.

Ky ka qenë mesazhi kryesor i Kryetarit Ramush Haradinaj, i cili bashkë me zyrtarët e nivelit qendror të AAK-së, po qëndron në Pejë.

“AAK në Komunën tuaj”, sot gjatë ditës do të qëndrojë edhe në Rugovë, ku me banorët e kësaj ane, do të diskutohet për demarkacionin, si dështimin më të madh të kësaj qeverie, thuhet në njoftimin e AAK-së. /Telegrafi/

Exit mobile version