Telegrafi

Haradinaj: PDK po na nguc, por unë nuk mund t’ua kthej sepse Thaçi e Veseli nuk janë këtu

Foto: Ilustrim

Kryetari i AAK-së, njëherësh kandidat për president, Ramush Haradinaj ka komentuar akuzat e ditëve të fundit të bëra nga PDK-ja në drejtim të partisë që ai drejton.

Haradinaj tha se nuk është në nderin e tij që të ngacmojë PDK-në, pasi që sipas tij Hashim Thaçi e Kadri Veseli nuk janë këtu.

“I shoh këto ditë që PDK-ja po na nguc kapak, unë nuk muj mi nguc se i kam duart e lidhura, Thaçi e Veseli nuk janë këtu edhe nuk është në nderin tim mi nguc ata”, u shpreh Haradinaj, shkruan Telegrafi.

Kandidati për president, më tej tha se AAK nuk ka vija të kuqe për asnjë parti pas zgjedhjeve, dhe se të gjithë duhet të gjejnë një unitet që të mos vonojnë krijimin e institucioneve.

“Ne nuk kemi ndonjë plan të pas zgjedhjeve kemi plan për zgjedhje, me marr besimin e qytetarëve. Pas zgjedhjeve do të shohim, nuk kemi vija të kuqe për asnjë parti. Duhet me u kujdes që pas zgjedhjeve me kriju një unitet që mos me vonua krijimin e institucioneve”, tha Haradinaj.

Haradinaj këto komente i bëri gjatë vizitës që pati në fabrikën e përpunimit të metaleve “Lely” në Prizren. /Telegrafi/