Ramush Haradinaj po vazhdon të takoj personalitete të sferave të ndryshme politike, kulturore-artistike.
Pasi takoi një numër të politikanësh dhe familjarë të dëshmorëve, rendi duket se i ka ardhur edhe doajenit të muzikës shqiptare, Shkelzen Jetishi.
Ky i fundit, siç njihet më mirë si Xeni, ka pasur një takim të përzemërt me të parin e Qeverisë së Kosovës, Haradinajn, i cili e ka pritur këngëtarin në zyrën qeveritare.
Pas takimit, lideri i AAK-së ka pohuar se ishte kënaqësi të takoj këngëtarin që ka interpretuar shumë perla muzikore të trevave shqiptare.
“Takim i përzemërt me Shkëlzen Jetishin, doajenin e këngës së mirëfilltë qytetare. Këngëtar i rrallë, i cili me vite ka interpretuar perlat e muzikës shqiptare të të gjitha trevave, duke ruajtur kulturën dhe këngën tonë. Të kultivojmë vlerat tona dhe t’i lartësojmë ato!”, ka shkruar në Facebook, Haradinaj.
Ndryshe, Xeni është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat i ka paralajmëruar se do t’i sjell gjatë këtij viti. /Telegrafi/