Site icon Telegrafi

Haradinaj pas takimit me themeluesin e KAEF: Mirënjohës miqve që besojnë në rininë e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në një takim themeluesin dhe anëtarin e bordit të Fondit Kosovaro Amerikan për Edukim (KAEF), Dale Pfeiffer.

Kryeministri ka bërë të ditur se në takim është biseduar për mundësit e bashkëpunimit të mëtejmë, dhe që përmes projekteve për arsim të avancohen të rinjët.

“Përmes bursave të Fondit Kosovaro Amerikan për Edukim (KAEF), shumë të rinj të Kosovës përfituan dije të nivelit të lartë amerikan, për ta aplikuar më pas në vend”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Shkrimi i plotë:

Përmes bursave të Fondit KosovarO Amerikan për Edukim (KAEF), shumë të rinj të Kosovës përfituan dije të nivelit të lartë amerikan, për ta aplikuar më pas në vend. Me themeluesin dhe anëtarin e bordit të KAEF, Dale Pfeiffer, biseduam për mundësitë e bashkëpunimit të mëtejmë edhe përmes projekteve për avancimin e arsimit të të rinjve tanë, si investimi me i mirë në të ardhmen. Mirënjohës miqve të shumtë të vendit tonë, që besojnë në ndryshim, në Kosovën dhe rininë e saj. /Telegrafi/

 

Exit mobile version