Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim – së bashku me kryeministrat e shteteve të Ballkanit Perëndimor – me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini.
Pas këtij takimi, Haradinaj ka thënë se Kosova do të marrë atë që i takon, por s’ka dhënë ndonjë detaj se për çfarë e kishte fjalën.
“Takova në selinë e BE-së Përfaqësuesen e Lartë për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini, me të cilën biseduam miqësisht për proceset, të cilat po i kalon Kosova. Kosova do të marrë atë që i takon”, ka thënë Haradinaj në Facebook. /Telegrafi/