Site icon Telegrafi

Haradinaj pas deklaratës së Quintit: Vazhdimi i dialogut i nevojshëm, por pa kushte dhe pa vonesa

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka thënë se pajtohet që është e nevojshme normalizimi i marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë.

Haradinaj ka shtuar se dialogu duhet të ndodhë por pa kushte.

Lexo po ashtu Vendet e Quintit kërkojnë rifillimin e menjëhershëm të dialogut, kanë edhe një kërkesë për Kosovën dhe Serbinë

” Pajtohem për domosdoshmërinë e normalizimit në mes Kosovës dhe Serbisë. Qeveria i ka prezantuar QUINT-it dhe Bashkimit Evropian draft marrëveshjen me Serbinë ku përfshihen tema të papërfunduara për njohje reciproke në kufijtë ekzistues. E ripërsëris, dialogu pa kushte, pa shtyrje”, ka shkruar Haradinaj në Twitter.

Ditë më parë vendet e Quintit përmes një deklarate kërkuan nga Kosova dhe Serbia që të kthehen në tavolinë të bisedimeve.

Në kërkesën e tyre drejtuar Kosovës dhe Serbisë, vendet e Quintit kërkuan heqjen e taksës për produktet serbe dhe ndaljen e fushatës së Serbisë për heqjen e njohjeve për Kosovën. /Telegrafi/

Exit mobile version