E plotësuar- Kryeministri Ramush Haradinaj, gjatë prezantimit të programit të tij qeverisës për vitin 2017-2021, ka folur edhe për çështjen dialogut me Serbinë, procesin e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare, liberalizimin e vizave për Kosovën dhe shumë çështje të tjera.
Sa i përket sundimit të ligjit, Haradinaj tha se objektiv i Qeverisë është që rrjetet kriminale të ballafaqohen me fuqinë e shtetit ligjor, duke ndryshuar kornizën ligjore në fushën penale dhe do të zhvillojnë rishikimin e plotë dhe funksional të sektorit të sundimit të ligjit, institucionet do të reformohen në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por edhe në luftën kundër terrorizmit , ndërsa menaxhimi i kufirit të shtetit të arrijë në standardin evropian.
Sipas tij, pagat në sektorin publik do të jenë në linjë me rritjen e produktivitetit të ekonomisë së vendit dhe janë afër zgjidhjes së problemit me energji elektrike.
Ai shtoi se gjatë kësaj kohe do përmbyllin dialogun e Serbisë, duke ndodhur njohja reciproke.
“Do të zbatojmë në tërësi marrëveshjen e MSA-së. Për një kohë të shkurtë do t’i liberalizojmë vizat. Kosova pa asnjë dilemë synon anëtarësimin në NATO
Ne do ta transformojmë FSK-në në ushtri me bashkëpunim të ndërkombëtarëve”, tha ai. /Telegrafi/
E plotësuar: Kryeministri Ramush Haradinaj, ka prezantuar para deputetëve të kuvendit programin e qeverisë së tij për vitin 2017-2021.
Haradinaj ka theksuar se shpreson se do të rregullohet imuniteti i deputetëve, që të mos i shohim më deputetët me pranga siç po i shohim thash.
Më tej kryeministri ka theksuar se do të ketë zhvillim të hovshëm ekonomik.
“Synojmë rritje ekonomike prej 5-7%. Të zhdukim varfërinë e skajshme, rritjen e vendeve të punës, do të sigurojmë rend dhe ligj që të tërheqim investitorët e huaj. Do të zgjedhim problemin me energji elektrike e këtë në periudhë të shkurtë kohore”, ka thënë Haradinaj. /Telegrafi/