Site icon Telegrafi

Haradinaj paraqet planin për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Ramush Haradinaj ka prezantuar vizionin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, duke e vënë theksin në anëtarësimin e drejtpërdrejtë të Kosovës në NATO.

Ish-kryeministri thekson se plani dhjetëvjeçar i dakorduar me Amerikën dhe NATO-n shërben si bazë për këtë iniciativë.

“Anëtarësimi në NATO do të jetë kthesa më e madhe e sigurisë për Kosovën,” deklaroi Haradinaj, duke shtuar se kjo do të garantojë zhvillim ekonomik dhe do të inkurajojë investimet.

Sipas tij, plani i ri për anëtarësim përfshin tri aspekte kryesore: politik, ushtarak dhe ekonomik.

Në aspektin politik, Haradinaj thekson rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve me institucionet euroatlantike dhe konsolidimin e demokracisë.

Në planin ushtarak, ai parasheh ngritjen e kapaciteteve të Ushtrisë së Kosovës dhe zhvillimin e industrisë mbrojtëse vendore.

Ekonomikisht, kryetari i AAK-së propozon aktivizimin e resurseve të Kosovës për partneritet me vendet e Aleancës.

“Kjo kthesë e madhe ekonomike do të sigurojë qëndrimin e qytetarëve, veçanërisht të rinjve në Kosovë,” shtoi ai, duke premtuar përmirësime në sistemin shëndetësor dhe arsimor. /Telegrafi/

Exit mobile version