Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me anëtarët e Komisionit Shtetëror për shënimin dhe mirëmbajtjen e kufirit.
Haradinaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se janë dakorduar për përgatitjet për takimin me homologët malazezë për shënimin dhe korrigjimin e kufirit me Malin e Zi.
“Takim pune me anëtarët e Komisionit Shtetëror për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit, me të cilin dakorduam për përgatitjet që po bëhen për takim me homologët malazezë për shënimin dhe korrigjimin e kufirit shtetëror me Republikën e Malit të Zi”, ka shkruar Haradinaj./Telegrafi/