Site icon Telegrafi

Haradinaj para nisjes për në Hagë: I palëkundur për vendimet e mia, tregun e japim vetëm për njohje

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, pak para nisjes për në Hagë, ka bërë një publikim në Facebook.

Siç ka thënë Haradinaj, sot, si Ramush Haradinaj, qytetari i Republikës së Kosovës, ai do t’i përgjigjet ftesës për intervistim nga Dhomat e Posaçme në Hagë.

“Tërësisht në të drejtën e Kosovës, i palëkundur për vendimet e mia jetësore dhe i patrazuar e ballëlartë, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka shtuar se Kosova është e gatshme të dialogojë me Serbinë deri në arritjen e një marrëveshjeje finale ligjërisht obliguese, përfshi njohjen reciproke në kufijtë ekzistues.

“Por, tregun e japim vetëm për njohje”, ka përsëritur qëndrimin e tij Haradinaj.

Postimi i plotë:

Luftëtarët e lirisë gjithmonë ishin të rreshtuar me të drejtën!

Sot, si Ramush Haradinaj, qytetar i Republikës së Kosovës, i përgjigjem ftesës për intervistim nga Dhomat e Posaçme në Hagë.

Tërësisht në të drejtën e Kosovës, i palëkundur për vendimet e mia jetësore dhe i patrazuar e ballëlartë.

Kosova ka ecur përpara në rrugëtimin euro-atlantik dhe është më e fortë se kurrë, në rreshtin e paqes dhe miqësi të përhershme me ShBA-në.

Kosova është e gatshme të dialogojë me Serbinë deri në arritjen e një marrëveshjeje finale ligjërisht obliguese, përfshi njohjen reciproke në kufijtë ekzistues.

Por, tregun e japim vetëm për njohje.

Me nder kam mbrojtur të drejtën tonë, dje, sot dhe do ta mbrojë gjithmonë! /Telegrafi/

Exit mobile version