Tanimë është duke u zhvilluar seanca në një gjykate franceze në Colmar, ku po shqyrtohet kërkesa e autoriteteve të Serbisë për ekstradim të kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Ai u ndalua nga autoritetet franceze më 4 janar të këtij viti në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia përmes INTERPOL-it.
Të pranishëm në seancë mësohet se janë përveç zyrtarëve të lartë të AAK-së, edhe gruaja e Haradinajt, Anita Haradinaj.
Ndërkohë, një nga mediumet serbe shkruan se “derisa po zhvillohet seanca, në sallën e gjyqit ka edhe simbole të ‘Shqipërisë së Madhe’”. /Telegrafi/