Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka sjell para Kuvendit për aprovim propozim-vendimin me emrat e Ekipit negociator për dialogut me Serbinë.
Haradinaj ka propozuar për kryesues të dialogut zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj, zëvendëskryesues, zëvendëskryeministrin tjetër Enver Hoxhaj, ndërsa anëtarë të delegacionit janë propozuar ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, ministri i Administratës Publike Mahir Yagcilar, ministri i Diasporës Dardan Gashi si dhe kryesuesin e deritashëm të dialogut Avni Arifi.
Haradinaj tha se vendet janë të rezervuar edhe për partitë opozitare. /Telegrafi/