Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka qenë iniciator për të pajtuar dy familje në Rajonin e Dukagjinit.
Haradinaj, ka njoftuar se familja Hadërgjonaj nga Pobergja e Deçanit, i shtriu dorën e pajtimit familjes Osmanaj nga Nivokazi i Gjakovës.
Ai tha se falësh është burrëri, nder e trimëri!
“Të falësh është burrëri, nder e trimëri!
Harmonia mes vete dhe bashkimi, përbëjnë forcën e një kombi.
Në Ditën e Dëshmorëve të Kombit Shqiptar dhe për hirë të sakrificës së tyre për liri, familja Hadërgjonaj nga Pobergja, i shtriu dorën e pajtimit familjes Osmanaj nga Nivokazi.
Shkelzen Hadërgjonaj e Afrim Osmanaj, qofshi faqebardhë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook duke bashkangjitur edhe fotografitë nga kjo ngjarje fisnike./Telegrafi/