Site icon Telegrafi

Haradinaj pajtohet me Ramën – Cakrrojnë gotat

Kreu i ekzekutivit në Kosovë, Ramush Haradinaj, sot gjatë ditës, është përplasur me homologun të tij të Shqipërisë, Edi Rama, pasi ky i fundit ka thënë se problematika rreth demarkacionit u shpik nga politika e brendshme e Kosovës.

Por Haradinaj kishte reaguar duke i thënë Ramës, të mos merret me shpikjet politike në Kosovë, por të merret me shpikjet e veta brenda Shqipërisë.

Si duket, gjithçka u sqarua dhe të dy janë pajtuar pasi Rama ka postuar një fotografi me Haradinajn, duke pirë shampanj.

Përmes rrjetit social Facebook, Rama ka shkruar ” Përplasje gotash në shtëpinë e Haradinajve – Gëzuar festën e Pavarësisë”. /Telegrafi/

Exit mobile version