Kryeministri në dorëheqje i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka organizuar një pritje lamtumirës për ta nderuar angazhimin e ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell.
Haradinaj ka thënë se në pritjen lamtumirës, ka theksuar se partneriteti me vendin mik, Mbretërinë e Bashkuar, ka qenë determinues për shumë etapa të shtet-ndërtimit të Republikës së Kosovës, transmeton Telegrafi.
Haradinaj, ka thënë se ambasadorin O’Conell e ka falënderuar për shërbimin nëntë vjeçar në vend, ndër të tjera edhe për pozicionin konsistent të Britanisë së Madhe për ruajtjen e integritetit territorial të vendit, përkrahjen e madhe për transformimin e FSK-së dhe forcimin e qeverisjes së mirë përmes projektit të rekrutimit të pozitave të larta drejtuese të shërbimit civil.
Kryeministri në dorëheqje i ka uruar suksese në rrugën e mëtejme diplomatike, mikut të Kosovës, Ruairi O’ Connell. /Telegrafi/