Site icon Telegrafi

Haradinaj: Opozita s’do të jetë pjesë e një Kuvendi jolegjitim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka arsyetuar vendimin e përbashkët e tri grupeve parlamentare të partive opozitare për të mos marrë pjesë në seancat e Kuvendit.

Haradinaj në një intervistë për ‘Epokën e re’, ka thënë se opozita nuk i ka dorëzuar mandatet, por nuk do të marrë pjesë në seancat plenare të një Kuvendi që, sipas tij, është jolegjitim.

Ai ka thënë se Kuvendi i Kosovës tashmë është bërë mbulesë për kapjen e shtetit.

“I vetmi që mund të vendosë tash tutje është qytetari”, është shprehur Haradinaj, duke bërë me dije se opozita mbetet e bashkuar në pikat për të cilat është rënë dakord më herët.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se opozita do ta rrisë kundërshtimin e saj me anë të protestave deri në dorëheqjen e regjimit Mustafa-Thaçi. /Telegrafi/

Exit mobile version