Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë sot se opozita ka marrë vendim që të braktis Kuvendin e Kosovës.
“Dalja nga Parlamenti është për kohë të pacaktuar,me qëllim të shkuarjes në zgjedhje. Nuk do të thotë që deputetët e opozitës nuk kanë më mandat si deputet,” ka thënë Haradinaj, pas takimit me kryetarin e PD-së Lulzim Basha.
Sipas Haradinajt, AAK ka marrë vetë propozim vendimin për t’u larguar nga Parlamenti.
“Opozita ka vendosur që të gjithë të largohen nga Parlamenti. Do vazhdojmë të rrisim presionin në forma të ndryshme për të shkuar vendi në zgjedhje, s’ka rrugë tjetër”, ka thënë Haradinaj.