Site icon Telegrafi

Haradinaj: Obligim institucional që ta ruajmë dhe avancojmë mbrojtjen e gazetarëve

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit,  ka theksuar se gazetarët ishin në vijat e para të frontit edhe në betejën për parandalimin dhe menaxhimin e COVID-19, duke iu ekspozuar rrezikut të infektimit.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kërcënimet, presionet e shantazhet ndaj medies së lirë, janë sulm ndaj demokracisë dhe do të pësojnë humbje kudo.

Ai ka theksuar se është obligim institucional që të ruajmë e avancojmë mbrojtjen e gazetarëve dhe medies së lirë.

Postimi i plotë i Haradinajt:

“Sot, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, u vihemi në krah gazetarëve, duke kërkuar, nga të gjithë, mbrojtjen dhe respektimin e fjalës së lirë. Bashkë me personelin mjekësor, forcat e rendit dhe punëtorët e sektorëve vitalë të ekonomisë, gazetarët ishin në vijat e para të frontit edhe në betejën për parandalimin dhe menaxhimin e Covid-19, duke iu ekspozuar rrezikut të infektimit. Kercënimet, presionet e shantazhet ndaj medies së lirë, janë sulm ndaj demokracisë dhe do të pësojnë humbje kudo. Mbrojtja e gazetarëve dhe medies së lirë është ndër parimet e panegociueshme si pasqyrë e demokracisë dhe është obligim institucional e shoqëror ta ruajmë dhe avancojmë këtë segment të lirisë sonë”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/

Exit mobile version