Telegrafi

Haradinaj: Nuk do te ndalem që ta mbaj Serbinë jashtë Kosovës

Lideri i AAK-së dhe kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ka thënë se shtetin e kanë fuqizuar me ushtri, ndërsa përmes tarifave është mbrojtur tregun tonë.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “mbetjet e Millosheviqit nuk po ndalen! As unë nuk do te ndalëm që ta mbajë Serbinë jashtë Kosovës”.

Postimi i plotë i Haradinajt:

“Mbetjet e Millosheviqit nuk po ndalen! As unë nuk do te ndalëm që ta mbajë Serbinë jashtë Kosovës. Fuqizuam shtetin tonë me ushtri dhe përmes tarifave kemi mbrojtur tregun tonë. Kosova është shtet sovran në tërë territorin e saj dhe Serbia nuk do të ketë kurrë më punë këtu”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/