Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ka hequr dorë nga kërkesa e tij për ndonjë post të caktuar.
Haradinaj këtë deklaratë e ka bërë në intervistën dhënë gazetës “Zëri”, duke thënë se ky do të ishte shërbimi më i mirë që do t’i bënte vendit.
“Personalisht kam hequr dorë prej kërkesës direkte për një detyrë të caktuar. Mendoj se shërbimi më i mirë që ia bëj Kosovës në këto rrethana edhe Aleanca që mundet t’ia bëjë Kosovës sot është t’i ofrojë ndryshim, ta ndihmojë ndryshimin. Sa më shumë ndryshim në qeverisje është fati i Kosovës, sa më shumë vazhdim është fatkeqësia e Kosovës”, ka thënë Haradinaj, duke u përgjigjur në pyetjen se cili do të ishte pozicioni i tij në rast se shpallen zgjedhjet.
https://www.youtube.com/watch?v=Hpaw1T7athE