Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova nuk mund të zhbëhet për hatër të askujt.
Sipas Haradinajt nuk ka ndarje të Kosovës dhe as nuk do të ketë këmbim territoresh.
Ai nëpërmjet një statusi në Facebook ka thënë se Lista Serbe duhet të kthehet në tavolinë dhe të diskutojë për temat e përbashkëta në të mirë të qytetarëve.
Postimi i plotë:
Kosova nuk mund të zhbëhet për hatër të askujt. Nuk ka ndarje të Kosovës dhe as nuk do të ketë këmbim territoresh.
Lista Serbe duhet të kthehet në tavolinë dhe të diskutojë për temat e përbashkëta në të mirë të qytetarëve tanë. Ultimatumi është qasje e gabuar dhe formula e vetme është baza ligjore dhe kushtetuese.
Presidenti serb, Vuqiç, duhet ta kuptoj që durimi i Kosovës nuk duhet testuar pa kufi dhe se ne do ta mbrojmë të drejtën tonë.
Demarkacioni ka marrë epilogun e duhur dhe LDK ka treguar korrektësi politike në këtë proces.
Të gjitha partitë politike duhet të kenë komunikim strategjik, për interesat vitale të vendit si dhe për proceset integruese që na presin. /Telegrafi/