Site icon Telegrafi

Haradinaj nuk ka dijeni se Thaçi ka biseduar për ndarjen e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk është në dijeni se presidenti Hashim Thaçi ka zhvilluar bisedime për ndarjen e territorit të Kosovës, me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiq.

Këto komente ai i ka bërë në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, pas pyetjes së deputetit të LDK-së, Driton Selmanaj lidhur me këtë temë.

Kryeministri i Kosovës ka shtuar se një ide e tillë është “rikthim në tragjedi, të luftërave të ish-Jugosllavisë”.

“Kemi konsulta të rregullta me presidentin Thaçin dhe jam interesuar me kuptu përmbajtjen. Nuk kam unë dijeni se ka pas biseda për ndarje. Në fakt më është përmendur ndarja edhe mu edhe të tjerëve, më është përmend edhe mu, po ma shumë si ide që vjen nga Serbia”, tha kryeministri Haradinaj. /Telegrafi/

 

Exit mobile version