Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i ka hedhur poshtë deklaratat se ai është takuar me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin.
Ai gjatë një interviste për gazetën “Zëri” thotë se nuk ka biseduar asnjëherë me Veselin për zgjerim të koalicionit PDK-LDK dhe AAK.
“E kam parë zotëri Veselin në pritjet e ndërkombëtarëve, nuk jam takuar me atë”, tha Haradinaj. /Zëri/