Telegrafi

Haradinaj nuk e kupton idenë e Bahtirit për bashkimin e Mitrovicës

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj në një konferencë për media pas takimit që zhvilloi me bizneset e Mitrovicës tha se nuk e kupton idenë e kryetarit të komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri për bashkimin e Mitrovicës.

Sipas tij, është zor ta kuptosh idenë e Bahtirit, edhe pse siç tha ai situata politike ka bërë që të krijohen dy komuna.

“Zor me kuptua idenë e Agim Bahitirit, por kjo situatë politike ka bërë që të krijohen dy komuna”, tha Haradinaj.

Ndryshe, kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka ndërmarr iniciativën që të mbledh nënshkrimet e qytetarëve për bashkimin e Mitrovicës, ku janë nënshkruar 16.594 peticione. /Telegrafi/