Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka theksuar se nuk do të servisojë marrëveshje të nënshkruara nga dikush tjetër.
Ai këto komente i bëri në foltoren e Kuvendit, ku ka theksuar se nuk pranon të vazhdojë negocimin e dialogut Kosovë – Serbi.
”Nuk vazhdoj dialogun sepse nuk dua të servisojë marrëveshje të një dialogu që ka nisur më herët”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka theksuar se nuk dëshiron që të servisojë marrëveshje të nënshkruara nga dikush tjetër.
”Kam sjell platformën që të gjithë i ftoj ta shqyrtojnë për të parë se ku gjendet Kosova në momentet finale të arritjes së marrëveshjes së saj”, ka shtuar Haradinaj.
Ai ka theksuar se “propozimi im është se unë kam sjell platformën këtu, nuk ka pasur ndonjë detyrë për mua sa i përket ekipës së dialogut për ta përfunduar”. /Telegrafi/