Site icon Telegrafi

Haradinaj: Nuk dorëzohet Kosova, pa rënë dakord Peja

Kryeministri në detyrë dhe kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka mbajtur një takim me qytetarët e Pejës.

Ai ka thënë se Peja është fuqi vendimmarrëse në nivel vendi dhe se Kosovën nuk mund ta dorëzojë askush, pa e dorëzuar Pejën, duke iu referuar projektit për shkëmbim territoresh.

“S’ka mujtë kush pa e dorëzu Kosovën, pa e dorëzu Pejën. E Pejën s’ka mujtë kush me dorëzu”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se për 20 vite është punuar për ta lodhur Kosovën dhe pastaj për ta ndarë atë,

“20 vjet mas lirisë, kanë punu me e lodhë Kosovën. Me copëtu dhe me nda. Shkuam ne që jem këtu, i morëm detyrat dhe i kthym prapa këto plane”, ka theksuar ai para qytetarëve pejanë.

Haradinaj ka shprehur bindjen sa pa u dakorduar Peja, nuk dorëzohet Kosova.

“Nuk mundet me ndodh kjo se s’ka ra Peja dakord. Pa ra dakord Peja nuk mundet me u dorëzu Kosova”, ka theksuar ai. /Telegrafi/

Exit mobile version