Telegrafi

Haradinaj nominon Arbër Grabovcin kandidat për kryetar të Pejës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se ka nominuar për kryetar të komunës së Pejës, Arbër Grabovcin.

Haradinaj ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, se e ka nominuar Grabovcin për kryetar të ardhshëm të Pejës.

“Sot, së bashku me Dr. Ali Berisha, kryetar i degës së AAK-së në Pejë nominova z. Arbër Grabovci, kandidatin tonë për komunë, kryetarin e ardhshëm të Pejës”, shkruan Haradinaj.

Postimi i plotë:

Sot, së bashku me Dr. Ali Berisha, kryetar i degës së AAK-së në Pejë nominova z. Arbër Grabovci, kandidatin tonë për komunë, kryetarin e ardhshëm të Pejës.

Besimi im në Arbërin buron nga vlerat e tij dhe familjes atdhetare ndër breza. Kam bindje të plotë se Peja do ta mbaj mend Arbërin si kryetar që gërshton të gjitha vlerat që i posedon qyteti i zemrës time Peja.

Arbërin, si një ndër themeluesit e parë të degës në Pejë, një qytetar i ndershëm dhe i përkushtuar, që tani e uroj si kryetar të Pejës. /Telegrafi/