Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar sot me udhëheqësit e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), kryesuar nga drejtori, gjeneral Ralf Hoffmann.
Në një postim në Facebook ai ka shkruar se me ta ka biseduar për tranzicionin e FSK-së, për domosdoshmërinë e vazhdimit të pranisë së NATO-s në Kosovë, si dhe për bashkëpunimin tonë të rregullt në forcimin e institucioneve të sigurisë.
Postimi i plotë:
Me udhëheqësit e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), kryesuar nga drejtori, gjeneral Ralf Hoffmann, biseduam për tranzicionin e FSK-së, për domosdoshmërinë e vazhdimit të pranisë së NATO-s në Kosovë, si dhe për bashkëpunimin tonë të rregullt në forcimin e institucioneve të sigurisë.
Një ushtri e modeluar sipas kritereve të NATO-s, profesionale dhe gjithpërfshirëse, do të jetë aleat i besueshëm e kredibil për siguri dhe paqe të qëndrueshme në rajonin tonë dhe më gjerë. /Telegrafi/