Site icon Telegrafi

Haradinaj: Një komb është i fortë dhe i zhvilluar, për aq sa është i përparuar sistemi i tij i edukimit

Kryeministri i Kosovës, përmes një postimi në Facebook, ka uruar mësuesit me rastin e 7 Marsit.

Ramush Haradinaj, ka thënë se një komb është i fortë dhe i zhvilluar, për aq sa është i përparuar sistemi i tij i edukimit.

Postimi i tij në Facebook:

Një komb është i fortë e i zhvilluar për aq sa është i përparuar sistemi i tij i edukimit.

Sot në Ditën e Mësuesit, secili nga ne kërkon fjalët më të bukura e domethënëse për mësueset dhe mësuesit, që na kanë ndihmuar të ecim në rrugën jetësore!

Kosova është rasti më unik në botë për arsim paralel, kur ishte i ndaluar për shqiptarët!

Tani na pret beteja e re e dijes, me heronjtë e rinj, të Kosovës së re!

Urime dhe falemnderit mësuesve të te gjithë brezave!(sic) /Telegrafi/

Exit mobile version