Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, pritet që rreth orës 12:00 të mesditës së sotme të marrë rrugën për në Hagë për t’iu përgjigjur ftesës së Gjykatës Speciale.
Këtë e kanë bërë të ditur burime brenda zyrës së kryeministrit në dorëheqje Haradinaj, shkruan kp.
Për dallim nga Haradinaj, i pari i këshillit kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi është nisur për në Hagë në orët e hershme të mëngjesit.
Haradinaj të premten e javës së kaluar ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale e Hagës për t’u intervistuar.
Kjo ishte edhe arsyeja që Haradinaj dha dorëheqje nga posti i Kryeministrit. /Telegrafi/