Kandidati për president të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka nisur fushatën zgjedhore edhe zyrtarisht nga komuna e Prizrenit.
Në këtë vend, ku siç shkruan Haradinaj, shqiptarët kanë shkruar historinë një shekull e gjysmë më parë.
“Forca e Kosovës! Po e fillojmë garën tonë për President nga Prizreni, ku ne shqiptarët kemi shkruar historinë një shekull e gjysmë më parë. Sot do të hapim kapitullin tjetër të së ardhmes së Kosovës! Na priftë e mbara” ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Kjo parti në zgjedhjet e 14 shkurtit garon me numrin 135 me sloganin Forca e Kosovës. /Telegrafi/