Telegrafi

Haradinaj nis vizitën në Gjermani: Mërgata jonë ka krijuar vlerë të shtuar kudo që ata jetojnë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka nisë  vizitën e tij në Gjermani ku do të jetë pjesë e organizimeve dhe punimeve që ky subjekt politik do të bëjë në këtë shtet.

Haradinaj me këtë rast ka realizuar një vizitë në një kompani.

“Në nisje të vizitës në Gjermani kisha kënaqësinë që bashkë me miq e bashkëpunëtorë të vizitojmë kompaninë ‘Hazrolli’, e themeluar nga vëllezërit Burim e Selim Hazrolli. Kjo kompani ka arritur sukses të jashtëzakonshëm me veprimtarinë e saj, duke ofruar shërbime të ndryshme në lëmin e ndërtimtarisë në regjionin e Bajernit në Gjermani”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Haradinaj ka thënë se mërgata jonë ka krijuar vlerë të shtuar kudo që jetojnë.

“Mërgata jonë ka njerëz të zotë e motivues, që me aktivitetin e tyre sipërmarrës kanë krijuar vlerë të shtuar kudo që ata jetojnë”, ka përfunduar Haradinaj. /Telegrafi/