Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj është takuar me degët e Aleancës.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se përfaqësuesi më i afërt me popullin është i zgjedhuri në Kuvendin Komunal.
“Aleanca me kujdes ka filluar përgatitjet për zgjedhjet komunale në të cilat do të paraqitet me alternativën më të mirë qeverisëse e zhvillimore. Me përgjegjësinë më të madhe për qytetarët e Prizrenit, Drenasit, Fushë Kosovës dhe Kaçanikut, me degët e Aleancës do të përzgjedhim kuadrot më të mira për përfaqësimin e tyre në pushtetin komunal”, shkruan Haradinaj.
Postimi i plotë:
Përfaqësuesi më i afërt me popullin është i zgjedhuri në Kuvendin Komunal.
Aleanca me kujdes ka filluar përgatitjet për zgjedhjet komunale në të cilat do të paraqitet me alternativën më të mirë qeverisëse e zhvillimore.
Me përgjegjësinë më të madhe për qytetarët e Prizrenit, Drenasit, Fushë Kosovës dhe Kaçanikut, me degët e Aleancës do të përzgjedhim kuadrot më të mira për përfaqësimin e tyre në pushtetin komunal.
Qeverisja jonë në shtatë komuna, ka dhënë shembuj suksesi, që ne do t’i bartim edhe në komunat e tjera të Kosovës.