Telegrafi

Haradinaj nis përgatitjet për zgjedhjet komunale: AAK do të jetë ndryshimi që kërkojnë qytetarët në shumë komuna

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka nisur sot konsultimet me kandidatët për kryetar të komunave.

Haradinaj ka thënë se Aleanca gjithherë do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe interesave nacionale.

“Oferta programore por edhe lista që iu kemi ofruar qytetarëve për zgjedhjet e 14 shkurtit, ishin tregues të seriozitetit me të cilin ne i qasemi trajtimit të problemeve të qytetarëve. Sot kam filluar konsultimet me kandidatët tonë, që edhe pse nuk arritën të bëhen pjesë e Kuvendit të Kosovës, do të jenë pjesë e rëndësishme e organizatës tonë të përbashkët dhe zhvillimeve politike në vend”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

I pari i AAK-së, ka theksuar se për zgjedhjet e ardhshme komunale, AAK do të jetë ndryshimi që kërkojnë qytetarët në shumë komuna të Kosovës.

“Për zgjedhjet e ardhshme komunale, ne do të jemi ndryshimi që kërkojnë qytetarët në shumë komuna të Kosovës. Kjo fal seriozitetit me të cilin ne qeverisim në shumë komuna dhe përkushtimit të vazhdueshëm për qytetarët”, shkroi Haradinaj. /Telegrafi/