Telegrafi

Haradinaj ngushëllon Nexhat Dacin për vdekjen e djalit

Personi që sot humbi jetën nga orteku i borës në Brezovicë është Arian Daci, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Dacit.

Kryeministri  Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime ish kryeparlamentarit, Daci, ndërkaq ka thënë se është tronditur nga fatkeqësia në Brezovicë.

Lexo po ashtu Djali i Nexhat Dacit, Ariani është viktima e ortekut në Brezovicë

“I tronditur nga fatkeqësia në Brezovicë, ku humbi jetën Arian Daci, kurse mbeti i lëndur Ardian Bakalli. Ngushëllimet më të sinqerta mikut tim, Akademik Nexhat Dacit, familjes së ngushtë të Arianit si dhe miqve e kolegëve të tij”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Arian Daci ishte zëvendësministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike. /Telegrafi/