Site icon Telegrafi

Haradinaj ngushëllon familjet: Do ta tejkalojmë bashkë edhe këtë vështirësi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet që po humbin të dashurit e tyre nga coronavirusi.

Haradinaj ka falënderuar personelin mjekësor, pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe punonjësit e mekanizmat të tjerë të sigurisë për punën që po e bëjnë.

“Me dhembje po i pranoj lajmet për vazhdimin e humbjes së jetës së qytetarëve tanë nga pandemia Covid-19. Ngushëllimet e mia më të thella për familjet dhe të afërmit e tyre. Falënderues personelit mjekësor, pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe mekanizmave tjerë të sigurisë për punën e palodhshme, si dhe qytetarëve për durimin e dëshmuar në këtë kohë kritike. Edhe këtë vështirësi do e tejkalojmë së bashku”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/

 

Exit mobile version