Telegrafi

Haradinaj ngushëllon familjen Tërpeza, për vdekjen e djalit të Heroit të Kombit, Hysen Tërpeza

Ka ndërruar jetë Sahit Tërpeza, djali i Heroit të Kombit, Hysen Tërpeza.

Me këtë rast, kryeministri Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, i ka shprehur ngushëllime familjes Tërpeza.

Postimi i plotë i Haradinajt:

“Na paska lënë Sahit Tërpeza, i biri i Heroit të Kombit, Hysen Tërpeza. Familja atdhetare Tërpeza qëndroi e papërkulur në çdo kohë, duke u bërë krah i pathyeshëm i përpjekjeve për të drejtën kombëtare.

Sahiti me krenari e ruajti emrin e të atit dhe kaloi në amshim për t’u prehë i qetë në tokën e të parëve. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve të të ndjerit”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/