Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar familjen Canolli për vdekjen e veteranit të UÇK-së, Halil Cakolli.
Haradinaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se Kosova ka humbur një na figurat e çmuar të historisë, i cili sipas tij dha shumë për lirinë e vendit dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës.
“Kosova humbi sot një nga figurat e çmuara të historisë së re, veteranin e UÇK-së Halil Canollin, babain e dëshmorit të kombit, heroin Basri Canolli – Shpendi.
Baca Halil dhe familja e tij dhanë shumë për lirinë e vendit dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës. Në memorien tonë, Halili dhe çlirimtarët, ndër breza do ta kenë gjithmonë vendin e veçantë dhe respektin për sakrificën sublime, për Kosovën shtet. Ngushëllime familjes dhe miqve. Pusho i qetë Halil Canolli!”, ka shkruar Haradinaj./Telegrafi/