Site icon Telegrafi

Haradinaj ngushëllon familjen e Triumfit

Mbrëmë në orët e vona ndërroi jetë në mënyrë tragjike lojtari i Ferronikelit, Triumf Shabani, përderisa ishte duke luajtur një ‘termin’ futbolli me shokët e tij kur papritmas u rrëzua në tokë pa ndjenja dhe nuk reagoi më. Lajmi i vdekjes së tij ka tronditur të gjithë kosovarët, një ndër ta është edhe i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Me dhimbje e keqardhje të thellë e pranova lajmin për ndarjen e hershme dhe të papritur nga jeta, të futbollistit Triumf Shabani. Ndaj dhimbjen me familjen dhe gjithë shokët të tij nga KF "Ferronikeli", për ikjen e hershme të Triumfit. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, shokët, klubin, FFK-në dhe futbolldashësit e Kosovës”, shkroi Haradinaj. /Telegrafi/ 

Exit mobile version