Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka takuar strukturat e Aleancës në Vushtrri.
Ai nga atje tha se Aleanca është duke u angazhuar për reforma në drejtësi për pavarësi të plotë të gjyqtarëve dhe prokurorëve si dhe largimin e të korruptuarve nga sistemi i drejtësisë.
“Aleanca, në kuadër të reformave në drejtësi, angazhohet për pavarësi të plotë të gjyqtarëve dhe prokurorëve si dhe largimin e të korruptuarve nga sistemi i drejtësisë. Sundimin e ligjit dhe shtyllat e tjera të Programit të Aleancës, i shpalosa sot para strukturave të degës në Vushtrri. Besimi për vizionin tonë po rritet çdo ditë’, u shpreh ai.