Telegrafi

Haradinaj nga Rahoveci: Qeveria Kurti është mashtrim, fermerëve dhe vreshtarëve deshën t’ia heqin subvencionet

Foto: Arkiv

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, sot ka qëndruar në Rahovec, në promovimin e Programit Zgjedhor, kandidatit për kryetar komune Smajl Latifi dhe kandidatëve për Kuvendin Komunal.

Ai tha se nuk ka nder më të madh se sa për të kandiduar për parlamentin e komunës tënde.

“Nuk ka nder më të madh se me kandidu për parlamentin e komunës tënde, pasi që është një besnikëri nga vendi që vjen”, u shpreh Haradinaj.

Tutje ai tha se nuk është kundër ndryshimit, e kështu e ka mbështet edhe ndryshimin në zgjedhje nacionale, mirëpo ka ndodhur ajo që ju ka frikësuar më së shumti, në vend se me marr ndryshimin po e marrim mashtrimin.

“Ndodhi ajo që më së shumti ja kam pasur frikën, nga kjo Qeveri, në vend se me marr ndryshimin ne po e marrim mashtrimin nga ta. Kurr se kam pritur që ka me mu deshtë mua, që në Parlamentin e Kosovës që për shkak të kryetarit të juaj Smajl Latifi, me i mbrojt subvencionet dhe mos me ju hjek 400 euro. Mos të kishte ndodhur alarmi që e ka dhënë kryetari i juaj Smajl Latifi, ishte duke ndodhur sanksioni për fermerët, vreshtarët dhe të tjerëve, duke ju hjekur ato subvencione”, deklaroi Haradinaj.

Ndër të tjera theksoi se kryetari Smajl Latifi, është model i një kryetari për punën e ndershme që e ka bërë, për transparencën e vlersuar nga të gjitha organizatat ndërkombëtare. E po ashtu, e falënderoj që po e kërkon besimin edhe një herë nga qytetarët.

“Vëllezërit dhe motrat tona në diasporë, janë njerëzit që e dojnë më së shumti Kosovën. Në kohët më të vështira e ndihmuan Atdheun. Nuk janë ata njerëz që e ndihmojnë mashtrimin. Pra, nuk do ta ndihmojnë mashtrimin diaspora e jonë. Nuk mundet me i mashtru ata, pasi që nuk jetojnë këtu. Kanë mendu se e kanë më lehtë, pasi që nuk jetojnë këtu. Po, nuk është lehtë me mashtru diasporën”, tha Haradinaj.