Site icon Telegrafi

Haradinaj nga Meja: Jo amnisti për kriminelët, drejtësia të vihet në vend

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka qëndruar në Mejë për të përkujtuar të rënët e kësaj masakre

Haradinaj ka thënë se  gjithmonë do të përkulet para sakrificës së martirëve të kësaj masakre.

“Sot e përjetë, përkulje në nderim të sakrificës së martirëve të masakrës së Mejes”, ka shkruar Haradinaj.

Po ashtu, duke marrë shkas debatet e fundit, Haradinaj ka thënë se për kriminelët nuk mund të ketë amnisti.

“Drejtësia të vihet në vend – jo amnisti për kriminelët”, ka shkruar në fund Haradinaj. /Telegrafi/

Exit mobile version