Telegrafi

Haradinaj nga Malisheva: Më 6 tetor konfirmohet vendimi historik

Pas Prishtinës, ku u mbajt një tubim i madh, Koalicioni AAK-PSD ka mbajtur tubimin tjetër në Malishevë.

Edhe në Malishevë, të nominuarin për Kryeministër nga ky koalicion, Ramush Haradinaj, e ka pritur salla plot, me brohoritma e përshëndetje.

“Malisheva është e vendosur që më 6 tetor të konfirmojë vendimet historike, ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit, ushtrinë dhe taksën. Bashkë për Kosovën 100%”, ka shkruar Haradinaj.

Nesër ky koalicion do ta mbajë tubimin qendror në Gjakovë, kur edhe do të përmbyllet fushata zgjedhore.