Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, nga Franca ka përkujtuar të rënët e Rogovës së Hasit në 18 vjetorin e tyre.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook, nga Franca ku po qëndron në pritje të gjykimit, duke përkujtuar këtë ngajarje ka publikuar një fotografi nga përvjetori i kaluar, “për të qenë aty, ku ata e meritojnë çdo vit”.
“Sot, në këtë 18 vjetor, i kujtojmë gjithë ata burra trima, që ranë për vendin dhe lirinë e përbashkët. I falem lavdisë dhe sakrificës së tyre, pavarësisht largësisë sime nga Rogova ku prehen”, ka skruar Haradina, transmeton Telegrafi.
Postimi i plotë i Haradinajt:
“Veç në Kosovë ndodh që një vend i vogël si Rogova e Hasit, të na kujtojë se sa të mëdha janë plagët e këtij populli!
Sot, në këtë 18 vjetor, i kujtojmë gjithë ata burra trima, që ranë për vendin dhe lirinë e përbashkët!
I falem lavdisë dhe sakrificës së tyre, pavarësisht largësisë sime nga Rogova ku prehen!
Për të qenë aty, ku ata e meritojnë të jemi për çdo vit, po e publikoj këtë fotografi nga përvjetori i shkuar! RH” (sic.), ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/