Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, pak orë pasi kishte një takim të nxehtë në Bruksel me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini, në kuadër të takimit të tretë të Këshillit të Stabilizim-Asocimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës, është kthyer në Prishtinë për të marrë pjesë në ndejën e fundvitit, të organizuar nga kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është kënaqësi të jetë pjesëmarrës në ndejën e organizuar nga Shpend Ahmeti.
“Kënaqësi e veçantë të isha sonte pjesëmarrës në organizimin për fundvit të Komunës së Prishtinë dhe kryetarit Shpend Ahmeti, në nderim të gjithë partnerëve që kanë kontribuar për kryeqytetin tonë.
Qeveria e vendit ka luajtur rol konstruktiv karshi Prishtinës”
Ligji për Prishtinën, Pallati i Rinisë, Unaza e Qytetit dhe projekte të tjera të rëndësishme që janë mbështetur nga Qeveria dhe donatorët e tjerë, po ia kthejnë dinjitetin kryeqytetit!, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/